Loading...

Luizi trondit Kiarën: Të shtunen do të përjashtohem nga shtëpia, ja çfarë kam bërë

Tensioni mes Kiares dhe Luizit ka vazhduar edhe mbrëmë ku ky i fundit shkoi tek kiara për të biseduar dhe për ti kërkuar falje pas reflektimit që bëri duke thënë se ishte gabim që e ndaloi tek lavamani.

Duket se u ul pak tensioni mes tyre derisa bisedonin për situatën në shtëpi duke folur se si kanë ikur dy persona brenda dites që ishin Ermiona dhe Eva të cilat u përjashtuan nga Vëllau i Madh.

Kjo pasi vetëm një natë më parë në Prime ështe lexuar një zarf i zi nga Arbana duke u dhënë ultimatum banorëve që nesë vetëm edhe një herë shkelen rregullat e këtij formati sa i përket ofendimeve të ndryshme do të largohen menjëherë nga loja.

Ndërsa Luizi i ka thënë Kiares se mund të përjashtohet të shtunën nga loja kjo pasi i dërgoi Even në limit pastaj ajo ofendoi dhe u përjashtua nga shtëpia, ndërsa Kiara i thotë se ai nuk kishte bërë ndonjë gabim të madh sa ta përjashtojnë.