Luiz Ejlli ka vendosur që të gdhendë në trup diçka që i përket Kiarës. Ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother Vip, shkoi një tatuazhist për t’u bërë tatuazhe banorëve.
Këngëtari i kërkoi atij që të bënte pikërisht firmën e dashurisë së tij, Kiarës. Gjithashtu përmos firmës, Luizi kërkoi edhe syrin e moderatores dhe logon e “Big Brother” si për ta kujtuar gjithmonë këtë eksperiencë.
“Kam dy muaj që e kërkoj, dua tatuazh. Këta më vonuan, nuk e kuptoj përse. Ja tani i ratë pikës, Vëllai i Madh të hëngsha zemrën. Është syri i Kiarës dhe logoja e Big-ut sipër, të vijë dhe Kiara t’i vendosë firmën”, tha ai.
Këtë gjë e vlerësoi shumë Kiara teksa i buzëqeshte fytyra nga veprimi i Luizit.