Loading...

Kiara Tito i rrëfehet Oltës për ngacmimet e shefave dhe regjisorëve në punë

Olta Gixhari dhe Kiara Tito kanë kaluar disa momente të këndshme në shoqërinë e njëra tjetrës mbrëmjen e të premtes, ku janë vendosur përballë një kutie me gogla brenda të cilave ka pasur pyetje interesante dhe ngacmuese për vajzat.

Njëra nga pyetjet ishte nëse kanë blerë ndonjëherë lodra seksi dhe Kiara tregoi duke qeshur një episod që i ka ndodhur.

“Mua më kanë blerë një gjë, ma kanë bërë dhuratë shoqet për ditëlindje. Kaq dhe pastaj mami duke bërë punët e shtëpisë e kisha fshehur diku dhe e gjen mami, një turp Olta që ç’të të them e nuk kisha si e shpjegoja si kishte përfunduar aty. Një ta marrë një ta hedhur në qese plehrash. Ishte dhe momenti që nuk mund të thoja mos”.

Ndërsa të pyetura nëse “ju kanë kërkuar ndonjëherë favore seksuale shefi ose regjisori”, Kiara tha se kjo nuk i ka ndodhur ndonjëherë, pasi në punët që ka pasur nuk ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me shefat.

Olta Gixhari: Kjo qenka pyetje fiks për mua, shefib për ty regjisori për mua. Unë po flas për njerëz normalë që kanë sjelljen tonë që e filtrojnë mendimin apo dëshirën para se ta transmetojnë, unë nuk jam gjendur përpara një njeriu që të më vërë një pozitë të tillë.
Kam përshtypjen se është dhe ky autoriteteti që unë krijoj. Por e ngacmuar patjetër, me sy, me shikime, me buzëqeshje, me një ftesë për kafe, me një ftesë për drekë, gjithmonë.

Kiara Tito: Mua jo, s’më ka ndodhur kurrë në jetën time.

Olta Gixhari: Tani ne jemi goca bukuroshe sigurisht që ndihesh e ngacmuar sadopak

Kiara Tito: jo unë s’jam ndierë se kam dhe këtë natyrën nuk më aferohen se thonë kjo si e ftohtë e nuk jam sensuale, koketë që të më afrohen me idenë ta ngacmojmë.

Olta Gixhari: Pse si të ngacmojnë ty

Kiara Tito: Si si më ngacmojnë? Në club? Me shikime, në punë nuk më ka ndodhur se nuk kam pasur kontakte me shefat një herë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com