Edhe pse është 8 Marsi, Vëllai i Madh u ka dhënë si detyrë banorëve që t’u shkruajnë nga një letër nënave të tyre. Teksa vajzat po shkruanin fjalët e bukura për të shtrenjtat e tyre, Olta Gixhari dhe Dea Mishel janë përlotur.
E ulur në shtrat, aktorja e njour preket kur shkruan fjalë zemre për nënën e saj, së cilës i ka lënë për t’u kujdesur djalin 2-vjeçar, Amar.
Nga ana tjetër, Dea Mishel i thotë Shpat Kërleshit se e ka marrë malli për mamin.
“Më ka marrë malli, kam 2 muaj e ca pa e parë. Mirë ndihem, por 2 muaj e ca pa e parë e pa e dëgjuar”, i thotë Dea, Shpatit.
E pyetur nga Shpati se si do ndihet nëse e shikon sonte, Dea tha: “Do isha shumë e lumtur”
Kujtojmë se Dea takoi pak javë më parë të atin, i cili i dha forcë e kurajo për të vazhduar lojën.