Loading...

Banorët e shtëpisë së BBV zgjedhin liderin, ja kush u votua më shumë

Vajzat e mbaruan të parat sfidën e lojës Hamleys, për pasojë u shpallën grup fitues. Pas përfundimit të lojës, ata nisën diskutimet për zgjedhjen e lideres. Jori u shpreh se ajo votën e saj do ia japë Deas, duke qenë se ia kishte premtuar më parë. Nita u shpreh se Dea e kërkon votën për Oltën, për pasojë ishte skeptike për të votuar për të.

Banorët e shtëpisë së BBV zgjedhin liderin, ja kush u votua

Dea Mishel i tha Nitës se Olta e kërkoi për vete votën dhe nuk kërkoi ajo votë për Oltën. Zgjedhja e lideres krijoi debat mes banorëve, kjo pasi edhe Dea dhe Nita thanë se ata e kanë kërkuar prej javësh votën për të qenë lidere e shtëpisë.

Teksa po bisedonin në dhomën e ndenjes, vajzat u zhvendosën në dhomën e garderobës për ta diskutuar më mirë. Fotini tha se probabilieti që ajo të bëhet lidere është shumë i vogël, duke qenë se pas 6 javësh përfundon ky format.

Antoneta nga ana tjetër, tha se të gjitha duan të bëhen lidere. Pas diskutimeve të shumta, me shumicë votash, vajzat vendosën që lidere e javës të bëhet Dea Mishel.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com