Loading...

‘A keni patur pëlqim ndaj një shoku të ngushtë?’/ Banorja e njohur e ‘Big Brother Vip’ flet pa dorashka

Nuk janë të rralla rastet kur miqësia kthehet në pëlqim apo dashuri. Si një “fenomen” që ndodh shpesh në shoqërinë shqiptare dhe më gjerë, vajzat u vendosën përballë kësaj pyetje, për të kuptuar nëse edhe atyre i ka ndodhur ose jo një gjë e tillë.

“A keni patur pëlqim ndaj një shoku të ngushtë”, ishte pyetja drejtuar vajzave.
Një pjesë e tyre u shprehën se një gjë e tillë nuk i ka ndodhur asnjëherë, të paktën Kiara dhe Fotini ishin të prera në këtë përgjigje. Keisi tha se asaj i ka ndodhur e kundërta, pra një shok i saj kishte pëlqim për të, por ajo nuk kishte të njëjtën ndjenjë.

Fotini u shpreh se i ka ndodhur me shokë që ka ndenjur, por jo me shokë të ngushtë. Ndërsa Jori tha se një histori e tillë i kishte ndodhur në moshën 18-vjeçare.

Ajo tha se një miku i saj kishte pëlqim për të dhe i fliste gjithë kohën për plane në të ardhmen, duke përmendur krijimin e një familje dhe të paturit fëmijë, por Jori u shpreh se ajo nuk kishte as tërheqje fizike dhe as ndjenja për të.

Jori shtoi se me atë djalin kishin një lidhje 2-vjeçare, por kur marrëdhënia u kthye në monotoni, e ndërprenë romancën.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com