Ditën e parë që Tan Brahimi ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Luiz Ejlli është treguar më entuziasti. Madje këngëtari është përpjekur shumë që t’i ndryshonte mendje aktorit të njohur, sa herë këtij të fundit i shkonte në mendje që të linte lojën vetë.
Por Tani mbrëmë vendosi që ta linte përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri me arsyen se ‘nuk mundet më’.
Ditën e sotme, ai ishte i ftuar në “Fan Club”, ku foli rreth eksperiencës së tij në “Big Brother VIP2”. Kur u pyet në lidhje me shokun e tij, Luiz Ejlli, Tani u shpreh
“Nuk më kishte shkuar në mendje, po ishte pyetja më e bukur që më është bërë. Po të kisha hyrë që në fillim, do kisha qëndruar me të gjithmonë. Kur hyra e dija se është në maje, pse të rrija me të”.
I pyetur nëse i kishte thënë vetes ça dua në këtë mes, aktori i humorit u shpreh:
“Kisha hyrë i stakuar, pa asnjë strategji. Kur të më vijë momenti, po më erdhi batuta do e them. Nuk e kishte ne mend me më nxjerrë njeri mua, nuk po më nominonin. Kur doli historia e jetës sime, thashë do më linin më shumë. Te dhoma e rrëfimit më thoshin rri, je mirë. Nuk ua prishja atyre, sa dilja nga aty thoja po unë doja me dalë”.
Ndërsa i pyetur nëse ishte aleat i Luizit në lojë, Tani u përgjigj menjëherë: “Jam munduar mos t’i prish lojë”.