Loading...

Sabiani reagon prerë për lidhjen mes Keisit dhe Kristit: ‘S’mund të dalë një çapaçul që nuk di…’

Sabiani ka reaguar i prerë në lidhje me marrëdhënien e krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” mes vajzës së tij Keisit dhe Kristit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se nuk sheh fare ndjenja nga ana e tij për Keisin dhe gjithçka po e bën për shoë. Ai shkruan se do jetë gjithmonë mbështetje e Keisit megjithatë nuk prnaon që Kristi të luajë me vajzën e tij.

“Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shumë njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Keisin nuk jam ai babai tipik shqiptar, përkundrazi më ka pasur shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe. Por janë disa gjëra që nuk i pranoj. Ai fillim nuk lejoj askënd të përfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzojë rastin për show. Së dyti nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat.

Dhe së fundmi, nuk mund të dalë një çapaçul që nuk e di pse është futur aty brenda e të luaj me disa porta. Nuk di të justifikojë as veten e vet”, shkroi Sabiani në një postim në InstaStory.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com