Loading...

Ronaldo Sharka zbulon se pse nuk pati raporte të mira me Oltën

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë gazetari dhe njëkohësisht ish-banori i shtëpisë së “Big Brother VIP”, Ronaldo Sharka. Ai ka folur rreth eksperiencës së tij në shtëpinë më të njohur në vend dhe jo vetëm. Ronaldo ka treguar se pas daljes nga shtëpia është pritur mjaft mirë dhe ka treguar se e komplimentojnë shumë.

Çfarë mendimi ka Ronaldo Sharka për pjesën e rrugëtimit të tij kur në një moment të lojës u pozicionua tek ‘grupi’ i Oltës dhe më pas kaloi tek Luizi?

Marrëdhënia me Oltën ka nisur e tillë që në fillim unë e kam thënë, përplasje pafund kur ne kemi qenë në rulot hidhte kunja, shenja arrogance që ne i kërkonim ndihmë për diçka qoftë edhe për bashkëpunime emisionesh që bënim aty brenda ndërsa ajo thjesht thoshte: “Po, Po dilni ju nga gardhi”. Kur ajo e dinte shumë mirë që ne nuk dilnim dot nga gardhi.

Brenda pastaj Olta më afrohet, ka qenë ajo që është afruar e para dhe kam dashur thjesht t’i jap një mundësi për ta njohur këtë personin sepse ndoshta nuk është vërtetë kështu siç bën, ndoshta është përtej rolit që mendoja se mund ta kishte zgjedhur por pastaj kuptova që Olta donte të më manipulonte, donte të më përdorte dhe thjesht të më kishte në skuadrën e saj dhe kulmi ishte kur unë i kërkova ndjesë për diçka dhe këtë ajo e mori dhe e përdori nëpër shtëpi dhe e kuptova që nuk kishim pikë rëndësie në marrëdhënien e njëri-tjetrit. Nuk është se u ktheva tek Luizi por kemi riformuluar edhe njëherë.

Ronaldo Sharka u ndal gjithashtu edhe tek marrëdhënia dhe raporti që ka pasur gjithashtu edhe me Luizin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com