Arbër Xhaja, piloti i cili u bë i famshëm vitin e kaluar në BB, ishte i ftuar së fundmi përballë moderatores Ester Bylyku në emisionin ‘Glamour Zone’.
Arbër Xhaja rrëreu se këtë vit rregullat e Big Brother VIP, janë tërësisht ndryshe.
Fansat vazhdojnë të këmbëngulin të dërgohen parashuta me dedikime për të preferuarin e tyre Luiz Ejlli, por siç e kemi parë të gjithë, produksioni i ka kërkuar banorëve të futen brenda në shtëpi dhe të mos shohin dedikimet e fansave.
Produksioni ka marr nje vendim që në fillim që të mos lejohen fluturimet për momentin.
Duke qenë se kam qenë pjesë e Big Brother vjet, vendosa ta respektoja këtë vendim. Nuk i kam pyetur sepse nuk kam dashur të përzihem por më kanë thenë që do të na lajmërojnë në një moment të dytë.