Luizi dhe Dea Mishel ndërsa kanë pasur një bisedë janë sqaruar edhe në lidhje me mungesën e komunkimit që kanë me njëri-tjetrin.
Dea Mishel e ka pyetur se pse nuk i ktheu një përgjigje në momentin qe i bëri një pyetje, ndërsa Luizi i bëri me dije se prej ti do ketë vetëm një “mirëmngjes” dhe “natën e mirë” në mënyrën më të sinqertë, por vetëm kaq.
Dea Mishel: Të bëra një pyetje, ti pse duhet të thuash “mirëmëngjesi”. Çfarë do të tregosh me këtë?
Luizi: Nuk kam pse të të përgjigjem moj Dea. Se e di se ku do të na çonte kjo pyetje-përgjigje bashkë dhe s’dua me arrit aty.
Dea Mishel: Po kjo tregon mungesë respekti. Pse po e bën këtë gjë?
Luizi: S’është mungesë respekti. Ta ktheva përgjigjen.
Dea Mishel: Është, unë të bëj pyetje dhe ti më thua mirëmëngjesi dhe pastaj nuk të flas, e më pas thua Amosi?
Luizi: Nuk thashë Amosi, më bone një pyetje nuk kam asnjë përgjigje. Mirëmëngjesi dhe natën e mirë e ke prej meje, në mënyrën më të sinqertë të mundshme.