Raporti mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit vijon të jetë i ndërlikuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip, me gjithë përpjekjet e këngëtarit për të qenë pranë moderatores dhe kjo e fundit me reagimet e saj të akullta.
Së fundmi, Luizi në krah të Teas dhe Kiarës ka deklaruar hapur që ai e do me gjithë shpirt Kiarën dhe do bëjë namin që të mos e humbë.
Por moderatorja ia ka prerë shkurt duke i thënë se do jetë koha ajo që do e tregojë nëse ata do të kenë një lidhje apo jo.
Luizi: “Këtë e dua me gjithë shpirt e sdua ta humb e do bëj namin. Bëhet s’bëhet e di kjo, e di rrjedha. Unë këtë e du dhe nuk dua ta humb”.
Kiara: “E kam lënë të rrjedhë, nëse ka për tu bërë do bëhet, nëse s’ka për tu bërë ske pse bën pyetje gjatë gjithë kohës”
Luizi: “Kush është pretendenti kryesor për me qenë në krahun tënd e pse pikërisht Luizi, aktualisht?”
Kiara: “Mos bëj kështu pyetjesh, mos bëj kështu pyetjesh”.