Loading...

Einxhel Shkira sapo e ‘thumbon’ hapur ‘çiftin’ Kiara-Luiz

Mirë se erdhët sërish në një “përplasje” mes VIP-ave të edicionit të parë të “BBVA” me ata të edicionit të dytë. Këtë, herë, Einxhel ka (ose mendojnë njerëzit se ka) disa thumba të tjerë, për Kiarën dhe Luizin.

Ajo ka bërë disa postime në Twitter, ku thotë: “Kisha për të paguar qiranë sot, i thashë s’po gjej portofolin, kështu që më prit pak se më duhet kohë, nja ca javë për shembull“. Tani, koha e postimit është pothuajse e njëjtë me momentin kur Kiara u shpreh se i duhej pak kohë për marrëdhënien e saj me Luizin.

Në një tjetër postim, ajo publikoi një video kur ishte brenda shtëpisë së “BBVA” dhe shprehej se “E pëlqente Dagzin”, (tashmë partneri i saj, me të cilin ka një bebush me emrin Trev) që në javën e parë të njohjes së tyre brenda shtëpisë.

“Që të më lini mua jashtë _…Thjesht një rikujtesë e vogël: Dita e 7 e Dagzit brenda: “Po më pëlqen” – Einxhel flet për Arbrin – Big Brother Albania Vip”, shkroi ajo.

Gjithashtu, edhe komentet të bëjnë të mendosh se po, Einxhel e ka me Kiarën dhe Luizin. Dikush i shkroi: “Pyetje për njerëzit: A do të të vinte inat sikur ta kishte fituar Dagzi?”, referuar edhe deklaratës së Luizit që nuk e konsideron Kiarën si fituese të “BBVA”.

Einxhel u përgjigj kështu: “Këtë përgjigje e ke me zë, më 18 janar 2022”, si për të nënkuptuar se flet me fakte.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com