Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë dy banorët e Big Brother të cilët janë kthyer në kryefjalë të medieve së fundmi. Që prej fillimit të këtij “reality show”, këngëtari me humorin e tij shkodran, ka shprehur pëlqimin për moderatoren.
Në Prime-n e së martës ai kishte përgatitur edhe një surprizë për Kiarën e cila kishte ditëlindjen, ku këndoi para të gjithëve dhe duke dhuruar momente të bukura e plot emocione për moderatoren, por edhe për publikun.
Mbrëmjen e djeshme, në një moment teksa të gjithë ndodheshin në oborr duke kërcyer, Kiara i thërret këngëtarit dhe bën me duar shenjën e zemrës.
Luizi i kthehet: “E bëre edhe njëherë u hodha në pishinë”, e Tito i përgjigjet: “Jo, jo”. Por me këmbënguljen e banorëve të tjerë, ajo e bën sërish shenjën e zemrës dhe pas kësaj Luizi hidhet në pishinë pa u menduar dy herë, duke shkaktuar të qeshura te banorët.