Loading...

Bjordi: ‘Jam traumatizuar, lidhja që kam pasur publike më ka bërë tjetër njeri’

Bjordi Mezini u bë pjesë e “Big Brother VIP2” mbrëmjen e së martës dhe banorët e tjerë janë kuriozë që të dinë sa më shumë rreth tij.

Teksa po bisedonte me Olta Gixharin dhe Luiz Ejllin, ky i fundit e pyet nëse është i dashuruar jashtë.

Bjordi: Jo, unë kam dikë, por jam beqar si status këtu brenda. Jo se kërkoj dikë por them…

Luizi: Domethënë je me dikë jashtë, por i ke thënë kësaj për periudhën që jam brenda jam beqar
Bjordi: Jo, jo. Po ta them ty. Nuk dua të më ndikojë lojën, as juve

Më pas regjisori i njohur foli gjithashtu edhe për lidhjen e tij publike, për të cilën tha se ka ndikuar.

Bjordi: Në rastin tim, lidhja publike është një çështje që më ka traumatizuar jo pak

Olta: Po ke të drejtë

Luizi: Për mirë apo për keq?

Bjordi: Për si jam ndërtuar unë, vëmendja mediatike dhe përfshirja e publikut dhe mediave, ka qenë diçka që ka ndikuar jo pak. Jo vetëm në lidhjen time por edhe në karakterin tim. Gjë që më ka bërë të kuptoj se disa gjëra të jetës time nuk duhet ti ndaj më kurrë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com