Loading...

Zbulohet një tjetër konkurente e Big Brother VIP 2

Edhe pak ditë na ndajnë nga nisja e Big Brother Vip Albania dhe kurioziteti i publikut për emrat e personazheve që do të marrin pjesë është shumë i madh.

Ditën e sotme një tjetër emër është aluduar se do të jetë pjesë e kastit të banorëve në edicionin e dytë.

Sipas “Kryefjala” aktorja Eva Aliko ka pranuar ftesën e produksionit për të qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Eva thuhet se ka qenë një emër pretendent edhe vitin e kaluar por duket se këtë edicion ajo “e ka ndarë mendjen”. Gjithsesi ne na mbetet të presim “natën e madhe” për ta zbuluar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com