E përfshirë në emocione ishte edhe vajza, Evita e cila ishte e ulur në rreshtat e sallës së Pallatit të Kongresve ku u shfaq me sytë me lot.
Evita është 11 vjeç dhe duket se ka trasheguar tiparet e nënës së saj.
Kujtojmë se Elsa është rikthyer në muzikë sërish pasi u shpall e pafajshme pas aku zave për tr afikim dr oge.
Elsa Lila u arr estua në mars te këtij viti dhe dys hohej për përfshirje në një organizatë kr iminale.
Rikujtojmë se Elsa Lila është një figurë shumë e njohur për publikun shqiptar. Ajo ka kultivuar muzikën shqipe dhe italiane me elementet arbëreshe.
Ajo kishte treguar talentet e saj të këndimit dhe aktrimit që kur ishte fëmijë në emisionet televizive shtetërore shqiptare dhe fitoi konkursin kombëtar të këngëve shqiptare 2 vjet me rradhë ndërsa ishte në vitet e adoleshencës. Elsa debutoi për herë të parë në festivalin më të madh të këngës italiane, Sanremo, në vitin 2003, ndërkohë që mori pjesë përsëri në Festivalin e Sanremos 2007.