Një tjetër rreper i njohur është bërë pjesë e basteve për finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës. Pas Drake i cili humbi 1 milion dollarë, kësaj rradhe është Noizy që, ndryshe nga Drake, ka fituar 51 mijë dollarë nga basti i tij.
Rreperi shqiptar kishte vendosur 5 mijë euro që Franca të godasë 5 herë ose më shumë në drejtim të portës së mbrojtur nga Emiliano Martinez.
Noizy ka qenë jashtëzakonisht me fat teksa Franca goditi ekzaktësisht 5 herë portën e Argjentinës me të parën që erdhi vetëm në minutën e 70’.