Nëse me Borën jeni mësuar të takoheni vetëm të premten në mbrëmje, tani do ta shihni atë çdo ditë në ekranin e Top-Channel. Ka qenë vet moderatorja që e ka bërë të ditur lajmin në mbyllje të “Dancing with the Stars”.“Natën e mirë dhe bashkë shihemi të hënën”, ka thënë Bora teksa marrë edhe urimet e kolegut të saj, Eno Popi.
Bora Zemani iu bashkua “Përputhen” në sezonin e dytë dhe qëndroi deri në sezonin e tretë. Por mesa duket fati e donte që t’i bashkohej ekipit të Përputhen edhe në sezonin e katërt, me dorëheqjen e Ori Nebijaj.
Ftesa për të qenë pjesë e “Përputhen” i është bërë nga autorja Olsa Muhameti por edhe nga Lori Hoxha. Kështu në këtë pikë, Bora rikthehet përsëri në shtëpi ndaj dhe ne i urojmë shumë suksese!