Loading...

Ronela Hajati takohet me yllin e telenovelave: ‘Vajzat do të më kenë zili tani e di’

Ronela Hajati ka treguar se ndodhet në Spanjë dhe se së fundmi ka marrë pjesë në një event ku dhe ka qenë i pranishëm, aktori i njohur, William Levy.

Në llogarinë e saj në “Instagram”, Ronela ka ndarë një video nga momenti ku ylli i telenovelave meksikane takon disa fansa.
“Vajzat do të më kenë zili tani e di”, ka shkruar Ronela.

Levy është një ndër aktorët më të pëlqyer cili ka luajtur në shumë telenovela shumë të njohura për shqiptarët. Ai njihet më së shumti për rolin në telenovelat “Kujdes nga engjëlli” dhe “Triumfi i dashurisë”, ku luajti krah Maite Perronit si dhe “Magji dashurie” me Jacqueline Bracamontes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com