Loading...

Rita Ora apo Dua Lipa? Ja cila mblodhi më shumë njerëz në shesh

Rita Ora dhe Dua Lipa na kanë bërë krenarë në të gjithë botën me suksesin e tyre por fatkeqësisht nuk gëzojnë raporte të mira me njëra-tjetrën. Megjithëse është përfolur prej kohësh për një “ar miqësi” mes tyre, kjo është vënë re dukshëm nga postimet që kanë bërë së fundmi në rrjete sociale.

Një ditë pas koncertit që mbajti në sheshin “Skënderbej” në Tiranë me 28 Nëntor, që shënoi fundin e turneut botëror “Future Nostalgia”, Dua Lipa rishpërndau në Instagram një postim të bërë nga një faqe e fansave të saj, ku citohej se ajo kishte pasur 200 mijë pjesëmarrës në koncert
“Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998.”, thuhej krahas postimit të kësaj faqeje në Twitter.

Pas kësaj, dhe Rita Ora bëri një postim në InstaStory, një njoftim gjithashtu të rishpërndarë nga një faqe e fansave e saj. Në këtë postim, rikujtohej koncerti që mbajti këngëtarja në sheshin e Prishtinës më 17 Shkurt 2018, kur po festohej 10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Sipas kësaj faqeje, në koncertin e Ritës ishin mbi 300 mijë persona, ndërsa në koncertin që ajo mbajti këtë vit në Tiranë ishin 250 mijë vetë. Sigurisht, ky postim nuk ka kaluar pa u vënë re dhe është parë si një “thumb” për Duan për t’i treguar se ajo ka pasur një numër më të madh njerëzish.

“Kthim pas në 2018 kur Rita Ora theu rekordet duke mbledhur gjysmë milionë njerëz në koncertin e saj në Kosovë dhe Shqipëri. Çmenduri!!! Në Kosovë mblodhi mbi 300.000 njerëz. Në Shqipëri mbi 250.000 njerëz!! Ende askush nuk e ka thyer rekordin e saj në ”, shkruhet në postim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com