Loading...

Bashkëshortja e Erik Lloshit çudit me deklaratën: Në mes të dasmës bëri të papriturën

Këtë të enjte me Ermal Pecin ishte këngëtari i mirënjohur Erik Lloshi dhe bashkëshortja e tij, Romina. Ata ndanë për ndjekësit e pasdites marrëdhënien që kanë me njëri-tjetrin. Duket se Romina përfshihet në projektet që këngëtari ka.

Ajo tregoi se vendos edhe për figurantet vajza ndërkohë që nuk ishte aspak dakord që kënga e fundit të xhirohej në shtëpi. Sipas saj, puna e Erikut ka anën pozitive dhe negative të sajën, por kjo nuk e bën xheloze megjithëse e ndjek shpesh.

Me çiftin u ndalëm edhe në jetën e tyre përtej punës, duke dashur të kuptojmë edhe se kush është ai që shpenzon shumë. Mes të dyve Eriku është ai që është dorëlëshuari, ndërsa Romina si një bankiere i bën llogaritë më së miri. Këtu Eriku shton me shaka se asaj nuk i shpëton asgjë madje edhe fotot ku duken lekët nga koncertet.

A do të bënte çifti një dasmë të dytë? Të ishin të mendimit që jo. Eriku tha me shaka se “ as e kam për plane fare. Me harxhu lekë kot”. Madje ai tregon edhe një ngjarje që i kishte ndodhur kur ishin në dasmë tek Romina.

Eriku ishte aq i lodhur sa i kishte kërkuar DJ disa herë që ta mbyllte vallen, por ai nuk e kishte bërë dhe Eriku ishte larguar nga pista. “Në atë moment doja ta vr isja, por nuk kisha çfarë bëja. Isht e kunata ime që e mbuluam pak”, tha Romina në ‘Abc e Pasdites’.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com