Modelja e njohur shqiptare Kleoniki Delijorgji është ndarë me partnerin e saj.
Ndryshe nga ndarjet e tjera që kemi parë ku VIP-at përpiqen që ta mbajnë larg medias, apo mos e diskutojnë për një kohë, modelja ka bërë të kundërtën.
Ajo ka postuar foto nga momentet më të bukura me ish-të dashurin teksa shkruan se i kanë dhënë lidhjes duke ruajtur dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin.
Krahas postimit modelja shkruan se ky ka qenë “fundi më i bukur që kishte ëndërruar.” Sa i përket arsyes Kleoniki nuk ka specifikuar diçka konkrete, por shkruan se “kanë pasur shumë vështirësi.
“Shumë prej jush na kanë parë si çifti i ëndrrave. Por gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Ne kemi qenë një çift i mrekullueshëm, por kemi përjetuar edhe shumë vështirësi. Ne të dy vendosëm se ishte më mirë për ne të ndaheshim, dhe e bëmë këtë me kaq shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin. Dje, shkuam në plazh, vendosëm disa nga këngët tona të preferuara, shikuam thellë në sytë dhe shpirtrat e njëri-tjetrit dhe vendosëm që kemi përfunduar misionin tonë në jetën e njëri-tjetrit. Hymë në oqean, ashtu siç bëmë kur u takuam për herë të parë.
Ne gjithashtu i dhuruam trëndafila oqeanit me shumë vlerësim për veten tonë, guximin tonë, dashurinë tonë, familjet tona, paraardhësit tanë, Zotin, Nënën Tokë dhe ishullin e bukur të Mykonos. Ka qenë fundi më i bukur që mund të ëndërroja ndonjëherë. Ne jemi shumë mirënjohës për gjithçka që kemi kaluar. Zemrat tona janë plot dashuri Ti ke qenë i dashuri më i mirë që kam pasur ndonjëherë. Unë gjithmonë do të të dua Javier Vidal!!!” thuhet në postimin e plotë të modeles.