Loading...

E dashura e Arbër Çepanit thyen heshtjen dhe zbulon gjithçka: ‘Nuk kam folur deri tani sepse…’

Ish Miss Albania, Arnita Beqiraj, nuk flet kurrë për historinë e dashurisë me ish konkurrentin e Big Brother, Arbër Çepani.“Unë nuk flas sepse jam e rezervuar. Ne jemi njohur në ambiente të përbashkëta, Arbri ka qenë shok me motrën time, por nuk ka qenë ajo arsyeja e njohjes sonë.

Ne jemi njohur në televizion dhe kështu ka vijuar njohja jonë”, ka thënë për herë të parë Arnita në programin “Ditë pas dite”.

Duke folur për eksperiencën e Arbrit në “Dancing with the Stars”, ish Miss Albania tha se, “Arbri po e shijon shumë si eksperiencë. Nga 1 në 100 është 1000 i impenjuar ndaj kësaj gjëje. Përsa kohë ai është i lumtur unë jam njeri televizioni dhe sigurisht që s’do kisha asgjë kundër kësaj eksperience”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com