Loading...

Beniada Nishani pranon lidhjen e dashurisë dhe flet për partnerin

Ajo është e lidhur me një avokat në Itali”, ishte kjo deklarata e Edi Manushit për jetën personale të Beniada Nishanit, që u komentua gjatë në rrjet. E teksa Beniada zgjodhi të heshtë duke mos e pohuar dhe as mohuar deklaratën e kolegut të saj, në rrjet aludimet ishin nga më të ndryshmet.

Por së fundmi Beniada ka thyer heshtjen duke sqaruar gjithçka. Gjatë emisionit të sa me fëmijë në “E Diell”, moderatorja nuk iu shpëtoi pyetjeve për jetën private.

“Ke gjetur një djalë simpatik?”– pyeti një fëmijë kureshtar, ndërsa Beniada u detyrua të përgjigjej.

“Është një djalë simpatik po vetëm simpatik kaq. Nuk mund të them që është as Italian as shqiptar pasi është ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar. Boll tani”- tha Beniada.

Beniada publikuoi disa kohë më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk preferoi t’ja bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën. Megjithatë, një detaj që modelja zbuloi në postimin e saj është vendndodhja, që ishte pikërisht në Milano, Itali.

Nuk dihet nëse personi në postimin e Beniadës është “avokati italian” për të cilin fliste Edi Manushi, mbetet për t’u parë nëse modelja do ta bëjë publik identitetin e tij.

Që pas daljes nga “Big Brother Vip”, Beniada është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës së saj private. Në çdo intervistë që modelja ka dhënë, nuk është prononcuar për jetën e saj sentimentale.

Ka qenë kolegu i saj, moderatori Edi Manushi, ai i cili ka bërë një deklaratë në lidhje me jetën private të Beniadës.

Gjatë emisionit “E diell” Manushi tha se modelja është në një lidhje.

“Ajo ka një eksperiencë me një avokat në Itali, por nuk e di si ecin gjërat”, tha ai, ndërsa Beniada u kundërpërgjij duke thënë: “Unë për Manushin jam e lidhur me një avokat në Itali. Por unë dua emrin, kush është ky avokat”

Por biseda nuk mbaroi me kaq, pasi Manushi u shpreh se “do t’ia nxjerrë të gjitha të palarat.”

“Mos më bëj ta them se ka emër, mbiemër dhe e kam parë te telefoni jot. I kam shkruar unë dhe ti e ke fshirë në sekondë. Do t’i nxjerr të gjitha të të dalin të palarat”, i tha Manushi.

Më parë Beniada pati folur për jetën e saj personale dhe atë profesionale duke rrëfyer se është lënduar nga një mashkull i cili nuk ka qenë shqiptar. Gjatë fjalës së saj, Beniada tha se e dëshiron martesën si dhe të ketë 3 fëmijë

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com