Pas largimit të Bora Zemanit nga “Përputhen”, mësohet se ajo që do të prezantojë emisionin e dashurisë është Ori Nebijaj.
E ftuar sot në emsionin “Wake up”, Ori u shpreh se kjo do të jetë një sfidë për të ndonëse ende nuk ka firmosur asgjë.
“Të jem e sinqertë, nuk e di akoma, s’kam firmosur ende gjë, me sa kam dëgjuar nuk do ketë shumë ndryshime.
Unë nuk kam qenë nga ato që e kam parë ‘Përputhen’ nga fillimi. E shoh si sfidë”, tha Ori Nebijaj.