Prima-balerina e TKOB, Enada Hoxha e ftuar në emisionin “Rudina”, ka rrëfyer për herë të parë një nga momentet më të vështira në karrierën e saj. Hoxha rrëfeu se një nga drejtuesit e TKOB e kishte pezulluar për tre vite që të mos kërcente më.
“Unë në fakt po marr nga ana profesionale, më tepër jam lë nduar në anën profesionale sepse falë Zotit në jetën time kam pasur vetëm gjëra të bukura. E kam pakëz të vështirë për ta treguar njërën nga këto sepse e kam mbajtur për vete për të mos lançuar dhe për mos të nxjerrë personin i cili vërtet më ka lënduar. Është një moment jo i lehtë që unë e kam përjetuar jo lehtë, le të themi dhe nuk është se ka zgjatur pak, por ka zgjatur relativisht gjatë, për 3 vjet. Bëhet fjalë për një nga drejtuesit e TKOB i cili ishte vetë një artist që unë e respektoj pa diskutim tërë figurën e tij dhe për atë çfarë ai ka dhënë dhe nuk e prisja kurrë që ai karshi meje të sillej në mënyrën më të shëmtuar dhe të më pezullonte si artiste titullare të Operas dhe Baletit që unë të mos kërceja më, por të më kalonte në një balerinë si soliste e dytë, në rolet sekondare, gjë që nuk e pranova asnjëherë. Madje edhe kam de batuar me të. Ai vazhdonte të ishte në mendjen e tij që unë, boll nuk duhej të vazhdoja më. Unë mund të them që isha në kulmin e karrierës time, madje sapo kisha ardhur edhe nga një aktivitet shumë i rëndësishëm në Itali ku mu bë edhe një propozim për të qëndruar atje dhe nëse unë nuk do të isha kaq në gjendje, atëherë nuk do të kisha këto propozime. Gjithsesi, më ka lën duar pafund sepse më ka lënë 3 vite pa kërcyer përveçse në një moment tepër të vogël”, tha ajo.