Loading...

Emocionon Ardit Gjebrea, bën dedikimin publik për dy fëmijët e tij: ‘Rrituni sa të doni, prapë dy beba do jeni për ne, gjithmonë!

Producenti i njohur, Ardit Gjebrea është një nga personazhet më të dashur nga publiku shqiptar. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale, ku ndan vazhdimisht momente të ndryshme nga jeta e tij.

Pak minuta më parë, Arditi ka ndarë një foto të dy fëmijëve të tij, Annës dhe Jonit. Ky i fundi jeton në SHBA dhe mesa duket ka zgjedhur që të kthehet për pushime në atdhe.

Mirëpo, ai që i ka emocionuar të gjithë ishte dedikimi i Gjebreas, i cili ka shkruar: “Rrituni sa të doni, prapë dy beba do jeni për ne, gjithmonë”.

Ndërkohë, komentet kanë qenë të shumta, ku komplimentojnë Annën se sa është rritur dhe Jonin po ashtu.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com