Postimi i moderatorës Einxhel Shkira ku konfirmon se është në pritje të fëmijës së sa të parë më Dj Dagz, ka marrë shumë reagime nga miqtë dhe kolegtë e tyre.
Por vëmendjen e ka marrë pikërisht komenti i aktores dhe deputetes Adriana Matoshi, e cila disa kohë më parë bëri një status ironik ndaj Dj Dagz në rrjetet sociale.
Por sot Adriana shkruan: “A e din sa të bekuar jeni? Jam shumë e lumtur për ju, paçit jetë të gjatë e harmoni përgjithmonë❤️❤️, një fëmijë të shëndetshëm e me të ardhshin të mirat e Botës.”
Nuk ka munguar as përgjigja e Dj Dagz, i cili shkruan: “Adriiiii 🤍 Faleminderit e din ti pse 🤪”
Çfarë ndodhi mes Adriana Matoshit dhe Dj Dagz?
Gjithçka nisi nga një diskutim mes Einxhel dhe DJ Dagz, ku ky i fundit tha se Arjola Demiri nuk ka bërë asgjë, nuk ka qenë e përfshirë në asnjë debat përveç atij me aktorin Donald Veshaj.
“Arjola këtu brenda nuk ka bërë asgjë, prej se kam hyrë kurrë në jetë një debat se ka bërë me askënd përveç atij me Donaldin”, tha ai.
Kjo bëri që të ketë një reagim nga mikesha e saj e ngushtë, aktorja Adriana Matoshi, shoqja e afërt e Arjolës.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje shkroi asokohe se pas daljes nga BB VIP, Dagzin do ta angazhojmë si teoricient për shqiptarinë.
“Edhe pse ditë e diel sapo dola nga mbledhja e grupit dhe vendosem që pas daljes së Dagzit nga shtëpia e Big Brother menjëherë ta angazhojmë si teoricient për shqiptarinë”, shkroi ajo.