Loading...

Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani ‘përballen’ me njëra-tjetrën për herë të parë pas përfundimit të ‘BB VIP’

Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira patën një miqësi ngushtë brenda ‘BBVIP’, por pas mbarimit të spektaklit ato nuk u panë më pranë njëra-tjetrës dhe sipas moderatores ato thjesht nuk kanë komunikuar më pasi modelja nuk i ka kërkuar as numrin e telefonit.

Mirëpo pas kaq shumë kohësh, duket se vajzat do të ‘përballen’ për herë të parë me njëra-tjetrën. Einxhel është ftuar në programin ‘She/ He’s On Top’, ku juri është Beniada dhe Megi Pojani.

Nuk dihet ende se si do të jetë komunikimi mes tyre sot por kjo mbetet për tu parë.
Kujtojmë se moderatorja tregoi anën e saj të historisë se përse miqësia mes saj dhe Beniadës u prish:

“Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur disa herë por nuk jemi takuar akoma. Nuk ma ka numrin e telefonit prandaj. Nuk ma ka numrin, kështu mora vesh, kjo ishte arsyeja që nuk kishim komunikuar. Unë ja kisha thënë brenda në ditën e fundit që s’do ja jepja numrin e telefonit dhe me sa duket e ka marrë shumë për bazë atë gjë. Më tha se do më merrte që në mëngjes përditë të më zgjonte dhe kisha frikë se mos e bënte me vërtet këtë gjë”.

Ndërsa modelja nga ana tjetër rrëfeu versionin e saj: “Me Einxhelin nuk flasim dhe nuk e di përse. Aty brenda kam qenë vetvetja, jo me të gjithë banorët por me Einxhelin dhe Donaldin pata më shumë miqësi. Nuk e di arsyen nuk di as se çfarë të tregoj pasi jam super okej me të kam qenë një super shoqe e kam shumë xhan”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com