Pasi përfundoi sezoni i radhës i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, Bora Zemani, ka nisur disa ditë pushime me familjen e saj. Ajo po shijon rrezet e diellit dhe plazhin në Turqi.
E teksa ndodhet me pushime, moderatorja e njohur ka vendosur që të jetë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga pushimet.
Së fundmi në llogarinë e saj në “Instagram”, Bora ka postuar disa foto duke pozuar me bikini ngjyrë të verdhë teksa i nxirrnin në pah dhe linjat e saj perfekte trupore.
Fotot kanë marrë komente të shumta pozitive, por ato çka ranë më së shumti në sy ishin tatuazhet që kishte ekspozuar moderatorja.
“Kur bleta largohet nga kosherja për të shijuar perëndimin buzëdetit”- shkroi ajo krahas fotove.