“Big Brother VIP Kosova” do të nisë së shpejti dhe produksioni i këtij programi ka nisur menjëherë nga puna për këtë projekt të rëndësishëm.
Megjithatë burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se dy nga emrat që po përfliten momentalisht është ai i Ardian Bujupit dhe Genc Salihut.
Ky i fundit nuk dihet ende nëse do të jetë si konkurrent apo pjesë e stafit të këtij reality show.
Ndërkohë që Ardian Bujupi është një nga këngëtarët më të përfolur të momentit, ka publikuar albumin e tij “Aventura” dhe është gati që për një periudhë tre mujore ta shijojë këtë eksperiencë televizive.