Loading...

Ardit Gjebrea jep lajmin e ëmbël për Andresën

Andresa Ambrosio është shtatzënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e dha vetë braziliania dje tek “E diela shqiptare”, ku u shfaq me një fustan të gjerë dhe barku i dukej i rrumbullakosur.

Gjatë Telebingos, një telefonuese e pyeti Andresën nëse është shtatzënë pasi kështu i dukej nga fustani dhe Andresa e konfirmoi.

“Zonja ka të drejtë”, i tha ajo Arditit, i cili e përqafoi i lumtur për këtë lajm. Andresa tregoi se kishte vendosur që ta ndante lajmin e ëmbël javën tjetër, por zonja ia zbuloi. Ndërsa Ardit Gjebrea në një postim në rrjetet sociale shkruan: Sot zbuluam edhe një lajm të bukur: Andresa pret një beb.

Jam shumë i lumtur për të!

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com