Nevina Shtylla është përballur sot me një moment të sikletshëm që e ka kaluar me shumë sportivitet.
Prezantueses i ka ndodhur një incident teksa ishte duke zhvilluar një lojë në rubrikën “Dielli apo Hëna”, kur në një moment u rrëzua në tokë.
Kjo solli të qeshura në studio duke përfshirë edhe vetë moderatoren e cila fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim serioz.
Teksa sot ka shkaktuar të qeshura, një javë më parë, ajo i përloti të gjithë.
Gjatë rubrikës “Just dance” që ajo moderon një konkurrent u përlot duke falenderuar të motrën për mbështetjen. Ai u shpreh se ajo punon me të gjithë natën dhe ditën vijnë në emision duke u shprehur mirënjohës. Ky moment kaq i ëmbël ka prekur edhe Nevinën e cila zbuloi se vëllai i saj nuk jeton në Shqipëri. Me lot në sy ajo tha: “Unë vëllain e kam larg, çfarë mund të them. E puth shumë!”, duke i dërguar një puthje nga ekrani.
Teksa juria vazhdonte komentet për konkurrentët, Nevina vazhdoi të ishte me lot në sy duke thënë me shaka se do ‘3 orë të marrë veten’.
