Si rrallëherë Orinda Huta bëhet pjesë e intervistave për të folur rreth jetës së saj personale, por këtë herë në një bisedë të ngrohtë me Mira Kazhanin, ajo është përl otur teksa ka treguar një pjesë shumë delikate të jetës së saj atë të hu mbjes së një fëmije.
Orinda me lot në sy ka treguar këto momente të jetës së saj të cilat kanë qenë shumë të vështira, entuziazmi i fëmijës së parë bashkë me Turjan Hyskën ku ishin më se gati të bëheshin prindër por për fat të keq fëmija i tyre nuk arriti dot të mbijetojë.
Jeta e tyre vazhdoi përpara dhe lulëzoi me ardhjen në jetë të Atarës, vajzës së tyre të bukur e cila ishte gjithashtu e pranishme gjatë kësaj interviste.
Për ardhjen e Atarës në jetë Orinda u shpreh shumë falënderuese ndaj zotit.
Moderatorja dhe këngëtarja foli gjithashtu dhe për besimin në zot që e ka ndihmuar të kalojë këtë moment të vështirë në jetën e saj.
Ajo ka treguar se besimin ndaj zotit dhe fesë ka qenë e përfshirë që në klasë të dytë së bashku me vëllanë dhe që prej asaj kohe ajo nuk u shkëput asnjëherë nga besimi për zotin dhe fenë.