Thuhet s emiqësia mes Ilir Shaqirit dhe Sabianit u prish për lekët. Ndonëse nuk kishte asnjë detyrim t”i jepte kujt paratë e çmimit, Ilir Shaqiri ka shpjeguar në detaje se me kë i ndau.
Në një intervistë për një revistë shqiptare, Ilir Shaqiri ka shuar kureshtjen e shqiptarëve lidhur me ndarjen e 100 mijë euroshit me Sabianin.
Ai ka deklaruar se përveç bamirësisë një pjesë e 100 mijë eurove ia ka dhuruar Sabianit, familjarëve të tij dhe bashkëshortes.
Ilir Shaqiri:
Një pjesë të parave e kanë marrë familjarët e mi, mami, babi, për sakrificën që kanë bërë ndër vite; një pjesë Emanuela për sakrificën për ato muaj të vështirë, që i rezistoi uraganit Big Brother dhe çdo fjale, provokimi; një pjesë vëllait tim Oltit;
një pjesë Sabiani për miqësinë dhe respektin që u krijua në shtëpi; një pjesë tjetër u harxhua për dasmën. Mua më ngeli emri i fituesit dhe jam shumë i kënaqur. Nuk erdha në Shqipëri për të bërë lekë. Erdha për të provuar një aventurë, për të treguar kush jam unë, me të mira dhe të këqijat.