Avokati Spartak Ngjela, përveç analizave shumë të thelluara, ndonjëherë edhe më të thelluara seç duhet, për gjeopolitikën, SHBA-të dhe veçanërisht për Sali Berishën, ka treguar se ka edhe një pasion mjaft interesant në jetë.
Ngjela, herë pas here iu shkruan vajzave të showbizz-it në Facebook, duke i komplimentuar për pamjen dhe për arritjet që kanë në karrierë.
Këtë herë avokati i ka bërë një koment Bora Zemanit , duke e quajtur “ikonë absolute të bukurisë” dhe “kryevepër arti”. Kohë më parë ka komplimenduar edhe këngëtaren nga Vlora Rovena Ibrahimi.
“Bora, ti tani je një ikonë absolute e bukurisë në ekranet e Shqipërisë. Prandaj, estetikisht, ke arritur të jesh si një kryevepër arti për një audiencë shumë të gjerë. Suksesi që keni vendosur në Shqipëri, për ju, do të mbetet si një memorie historike. Ju përshëndes miqësisht…”, shkruan avokati.
Adresa ku Ngjela ka bërë komentin nuk është e moderatores Zemani, por një adresë fallco, megjithatë urojmë që ky mesazh i Ngjelës të arrijë patjetër te Bora.