Ish-konkurrentja e Për’puthen Ifigjenia Dhedhes, ose siç njihet si Efi, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa situata të sikletshme që po i ndodhin së fundmi.
Në një video që postoi në Instastory, Efi rrëfeu se gjatë ditës së djeshme ka qenë në spital, por pa zbuluar më shumë detaje rreth arsyes.
Më tej ajo vijon duke treguar një incident që i ka ndodhur gjatë ditës së sotme me bikini, duke pyetur ndjekësit nëse këto “gjëra të këqija” që po i ndodhin janë rastësi apo sy i keq.
“Kam disa ditë që po më ndodhin vetëm gjëra të këqija. Dje isha në spital, gjëja e parafundit. Ndërsa e fundit, unë tani sapo u ndërrova sepse mu grisën bikinit poshtë, nuk ndodhi ndonjë gjë… mos mendoni keq.
Më thoni ju është syri i keq apo rastësi?”– shprehet Efi gjatë videos.