Sara Hoxha do të bëhet së shpejti nënë për herë të tretë. Ajo dhe Ledioni më në fund do të bëhen me vajzë, pas dy djemve.
Në dy shtatzënitë e tjera, Sara nuk ka ngurruar të postojë foto me barkun e rrumbullakosur, por këtë shtatzëni ka preferuar ta mbajë më private.
Falë Lorit së fundmi pamë edhe si duket Sara shtatzënë me bebin 3. Ajo ka postuar një foto ku dy motrat kanë pozuar bashkë në dhomën e veshjeve.
Sara shfaqet e veshur me fustan jeshil, i cili i nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur.