Loading...

Kurorëzojnë dashurinë e tyre, Ilir Shaqiri dhe Emanuela martohen

Fituesi i “Big Brother VIP” Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Në perëndim të diellit, duket se Emanuela dhe Iliri i kanë thënë “po” njëri tjetrit, ndërsa janë publikuar fotot brenda dasmës së tyre që mesa duket nuk ka pasur shumë të ftuar.

Ashtu siç ka thënë edhe më parë balerini, ata kanë bërë dasmën e tyre në një restorant buzë detit në Durrës.

Ka qenë kryetari i bashkisë Erion Veliaj, i cili i ka martuar çiftin.

Në këtë ditë të rëndësishme, bashkëshortja e Ilirit feston gjithashtu ditëlindjen e saj.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com