Maya Aliçkaj, këngëtarja e njohur e muzikës folklorike ka sjellë prej pak ditësh kolazhin e saj të këngëve. “Këngë tabani”, “Xha Cane”dhe “Dudia” e kanë rikthyer artisten në këngët ku i fle zemra, por edhe disi në ditët e fëmijërisë. Në njërën prej skenave, Maya tund edhe dybekun, ku siç tregon në “Rudina” në Tv Klan, ka qenë veprim që e ka bërë edhe kur ishte fëmijë, por kësaj here ishte…bosh.
Rudina Magjistari: Ke një skenë aty duke tundur dybekun në videoklip. Ishe duke bërë gjalpë prej vërteti aty apo…
Maya: Aty unë jam kaq shumë e vërtetë se unë jam aktore, më falni për mungesën e modestisë.
Rudina Magjistari: Ashtu duket sikur po bën gjalpë.
Maya: Në fakt dybeku është bosh, por lëvizja ime është shumë e vërtetë. Unë jam rritur në fshat, natyrisht që dikur më ka takuar dhe mua një, dy herë, e kam bërë këtë punë, ia di kësaj gjëje./tvklan.al