Pas një jave kur u publikua lajmi se Bora dhe Donaldi janë rikthyer, tashmë çifti ka nisur pushimet sëbashku. Sigurisht që nuk është e vështirë të kuptohet nga postimet e dyshes, të cilët edhe pse janë mundur të jenë të kujdesshëm prapë bien në sy.
Para pak ditësh Donaldi ishte në Vlorë nga ku postoi foto dhe video në të cilat shfaqej vetëm, ndërsa Romeo ishte në Tiranë.
Ndërkohë sot Bora po postuar disa foto po nga jugu i Shqipërisë, ku shfaqet me kostum banjoje dhe atlete në breg të detit.
Si fotoja e Borës ashtu edhe e Donaldit duken në të njëjtin vend, Dhërmi, ndërsa po ashtu edhe efekti i përdorur në foto duket i njëjtë.
Ndërkohë asnjë nuk ka postuar foto për të treguar se kush i shoqëronte, duke dashur që ta mbajnë larg syrit të publikut marrëdhënien e tyre.