Loading...

Doli nga ‘Për’puthen’ çift, ish-konkurrentja flet për lidhjen toksike: ‘E kapa duke…’

Ana Gjini është mjaft e komentuar në rrjet pas pjesëmarrjes së saj në “Për’puthen”. Ajo tashmë nuk është më pjesë e emisionit të dashurisë, pasi ka pak kohë që ka dalë çift me Bruno Shemon.
Së fundmi, Ana ka dhënë një intervistë në të cilën ka zbuluar disa të pathëna rreth jetës së saj private. Ajo ka rrëfyer se ka qenë e lidhur për 7 vite dhe kjo romancë vitet e fundit ishte kthyer në marrëdhënie toksike.

“Kam pasur një lidhje shumë të gjatë, 7 vite dhe në vitet e fundit kaloi në një lidhje toksike. U bë shumë bajat çdo gjë, shumë toksike, vetëm llogari. Dashuri nuk kishte në mes, vetëm kërkesa llogarie, si nga ana e atij, si nga ana ime”, u shpreh Ana e ftuar në “Glamour Zone”.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” tregoi se personi në fjalë e tra dhtonte. Ana i kishte vendosur GPS në makinë për ta zbuluar.

“I vura GPS në makinë për 6 muaj. E kapa dyuke biseduar në telefon, por ai justifikohej. Unë doja ta vërtetoja që më gënjente, dhe bleva GPS të cilin ia vendosa në makinë. Atje zbulova që ai shkonte në vende të pazakonta”, tha ajo.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com