Loading...

Bora dhe Donaldi së bashku në event, Dalina Buzi tregon të vërtetën se çfarë pa atë natë

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar këto ditë fotot e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, në një histori të shkuar dashurie së bashku, teksa bisedojnë në një event ku ishin të pranishëm të dy.

Sonte në “Goca dhe Gra”, moderatorja Dalina Buzi, që po ashtu ishte e pranishme në sfiladën e stilistin Valdrin Sahiti tregon si e pa situatën.

“Ishim të ndarë në tavolina. Një tavolinë ishte tavolina e Top Channel. Ishte Sara Hoxha, Lori Hoxha, Bora, qëlloi dhe Donaldi me Romeon. Unë si e pranishme atje pashë dy njerëz të edukuar që flasin. Antonela nga ana tjetër ishte me Beatriksën. Si rastësi qëlloi që ai të ishte në një tavolinë dhe me ish-in”.

Ndërsa rrjeti zien për “ribashkimin” e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj, të gjithë janë kuriozë se si e ka pritur Beatrix Ramosaj këtë lajm. Edhe pse nuk kanë konfirmuar asgjë publikisht, moderatorja dhe aktori i humorit u panë mjaft të afërt në sfilatën që mbajti Valdrin Sahiti.

Ka qenë Antonela Berisha, ish banore e edicionit të parë të “Big Brother VIP”, me të cilën Beatrix Ramosaj ka një raport mjaft të ngushtë, e cila ka treguar se si ka reaguar këngëtarja. E ftuar në emisionin “Goca dhe gra”, Antonela pranoi se ishin bashkë kur këngëtarja pa lajmin në mediat online.

“Ishim për darkë dhe u kthyen njerëzit duke na parë në një moment. Po mendonim se çfarë ndodhi. Pastaj pamë portalet dhe nuk ndodhi asgjë. Vazhduam darkën. Mirë është Beatrix. Është super, po merret me disa projekte të reja. Të isha unë si ajo do bëja ndonjë udhëtim në Kosovë, jo te ata.

Trixa është super femër dhe e kërkuar. Ndonjëherë ne femrat u japim rëndësi atyre që nuk duhen.”, tregoi Antonela.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com