Romeo Veshaj ka zbuluar detaje nga emisioni i tij “Më lër të flas” që së shpejti do të fillojë në Top Channel.
ROMEO VESHAJ: Nuk ka të bëje vetëm me çensurën, e menduam unë Ledioni dhe Lori të njëjtin emër veçmas. Do jemi me kostum, do jemi në trajtën e një late night show.
Në puntatën e parë të ftuarit eparë do të jenë ‘bombë’. Ka për të qenë diçka që nuk është parë më parë. Përveç intervistave do të ketë sketçe, lojëra. Donaldi ka drama, unë jo. Donaldin nuk e kanë ftuar në intervista dhe si është pak hermetic. Ne kemi një super kimi dhe energji me njëri tjetrin, emocioni do të jetë shumë i madh.
Që do të dalë mirë nuk diskutohet. Frikë kam që ishalla nuk rrë zohem.
Big Brotheri tek Donaldi është i pashmangshëm. Do, s’do ai ëshët i lidhur me të. Në episodin e parë mund të ketë prekje të vogla të BBV por jo që të flitet vetëm për të.
A do të jetë Bora Zemani e ftuar në emision?
Pas kësaj pyetjeje Romeo nuk pranoi të përgjigjej dhe nxori tabelën “Mos më bëj të flas”, duke lënë të kuptohej se ekzistonte mundësia që moderatorja të jetë e fuar në të ardhmen.