Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj duket se ka ndryshuar tërësisht dhe nuk është më ajo vajza e bri shtë që të gjithë njohën në BBV.
Këngëtarja shpërndau ditën e sotme një kunj për Donaldin dhe Borën, mirëpo mesa duket kjo gjë nuk u prit shumë mirë nga publiku.
Kujtojmë se në Twitter, Beatrix shpërndau shprehjen e komentit të saj të vjetër në postimin e Borës dhe Donaldit (kur ata u ritakuan brenda BBV ndërsa Beatrix ende nuk ishte bërë banore).
“Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë?”- shkruan Trixa në postim.
Por kaq ka mjaftuar që ndjekësit të fillonin ta ‘kryqëzojnë’ duke e kritikuar se po përdor diçka të pahijshme për të tërhequr vëmendjen për interesat e saj.
Madje një person ka shkruar për këngëtaren në “Twitter”:
“Ndjej sikur nuk e bullizuam këtë vajzë mjaftueshëm”
Po ky koment nuk është lënë pa u komentuar nga vetë Beatrix-i e cila ka thënë:
“Vazhdo, më bu llizo…Unë jam më e fortë nga ç’mendon ti! Thjesht shpresoj që një ditë fëmijët e tu të mos lexojnë gjërat që ke shkruar“.
Kujtojmë se çifti Beatrix- Donald nuk arriti të ‘ekzistonte’ as edhe një ditë të vetme jashtë shtëpisë më të njohur të BBV, teksa deri më tani asnjë prej tyre nuk ka reaguar zyrtarisht.