Aktorja e njohur e humorit Rudina Dembacaj ka publikuar sot në rrjetet sociale një foto me vajzën e madhe të bashkëshortit të saj, Mark Frroku.
Shpesh e kemi parë me djalin dhe vajzën e vogël të ish-deputetit por kjo është hera e parë që ajo shfaqet krah vajzës së tij të madhe.
Madje, kjo foto është e vjetër sipas asaj që ka shkruar Rudina në mbishkrim teksa shton se ‘janë larg gjeografikisht’ duke lënë të kuptohet se ajo nuk jeton në Shqipëri.
“Mara me njerkën e saj. E dija që do bëhem grua, jam bijë, motër, nënë por kurrë nuk kam menduar më parë, që do isha dhe njerkë. Më ka plotesuar pa fund dashuria për femijet e burrit tim. Ju dua shumë. ( është foto e gushtit se jemi pak larg gjeografikisht)”-ka shkruar Rudina.
Në fillim të 2020, aktorja konfirmoi lidhjen me Frrokun, duke postuar në rrjete sociale një foto përkrah tij. Në rrëfimin e parë për lidhjen me Markun, Rudina tregoi se kjo marrëdhënie nisi pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti, Aleksi.
Dembacaj mori në shtator të 2020 propozimin për martesë nga Marku, duke i thënë “Po” përgjithmonë. Ata kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 tetor kur çifti organizoi një festë të madhe në kishë, ku kishte shumë të ftuar VIP.
Frroku është baba i tre fëmijëve, i dy vajzave dhe i një djali. Kurse Rudina ka edhe një vajzë, Viktoriam nga martesa e saj e parë.