Blogerja Armina Mevlani ka mohuar lajmet se ka shkuar për pushime në Dubai.
Sot, në rrjetet e saj sociale, Mevlani tha se lajmi se ajo po pushon në një kohë kur qytetarët nesër dalin në protestë për rritjen e çmimeve është i pavërtetë.
Në reagimin e saj, ajo shpjegoi se e nuk ka bërë udhëtime, duke mbështetur plotësisht protestën.
“Po mirë, turp nuk keni që gënjeni?
Media paçavure që hani bukë vetëm mbi gënjestra tërë jetën? Nuk po gjeni lajme dhe e mbushni me mashtrime?
Dhe për më tepër vendosni foto të njerëzve të tjerë duke thënë që jam unë?,”– shkruan blogerja Armina Mevlani në një story në Instagram.