Pas ankesës së turoperatorëve dhe sipërmarrësve në Vlorë se IKMT “kishte lënë inertet e ndërtesave të prishura në rrugë, duke dë mtuar bizneset dhe për pasojë turizmin”, ministrja Mirela Kumbaro ka njoftuar nisjen e aksionit të pastrimit në aksin Radhimë-Orikum.
Përmes një statusi duke publikuar pamjet e pastrimit, Kumbaro shprehet se megjithëse “detyrimi për të pastruar mbetjet e ndërtimeve të pal igjshme është i subjekteve”, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur pastrimin.
“Ndonëse pastrimi është detyrim i subjekteve që kanë shkelur li gjin duke ndërtuar pa leje, nuk kemi kohë për të hu mbur. IKMT këtë javë ka nisur aksionin në aksin Radhimë-Orikum për t’i hequr inertet nga territori”, ka njoftuar Kumbaro. Ministrja sqaron se detyrën për pastrimin e territorit e kanë vetë subjektet që kanë ndërtuar pa leje, por afrimi i sezonit turistik dhe prioriteti i pastrimit kanë bërë që IKMT të nisë punën vetë në një prej akseve rrugore më të rëndësishme të jugut.
“Krejtësisht dakord me ankesat e bëra nga turoperatorët prandaj i përgjigjemi pa justifikime kërkesës që bënë gjatë mbledhjes së Komitetit të Turizmit në Vlorë për të hequr inertet. Duam t’i kemi punët në vijë për turistët e shumtë që presim në gjithë qarkun e Vlorës e kur themi prioritet është pastrimi, fillon nga institucionet shtetërore deri te subjektet më të vogla private”, është shprehur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.
Gjatë mbledhjes së Komitetit të Turizmit në Vlorë në fund të muajit shkurt, disa subjekte u shprehën se ishin dakord me prishjen e ndërtimeve pa leje, por jo me lënien e inerteve rrugëve.