Loading...

Leonora Jakupi feston sot ditëlindjen, nuk do e besoni sa vjeç mbush këngëtarja

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Leonora Jakupi, feston sot (e enjte) ditëlindjen.

E lindur më 3 mars të vitit 1979 në Skenderaj, artistja e popullarizuar mbush plot 43 vite jetë.

Ndonëse ka nisur të merret me muzikë në moshë të re, ajo shquhet për një karrierë të bujshme profesionale.
Me rastin e ditëlindjes, ylli shqiptar mori urime dhe dedikime të shumta nga miqtë e të afërmit në rrjete sociale.

Ndër këngët më të njohura e më të pëlqyera të Jakupit mbetet “A vr itet pafajësia”.

Kënga në fjalë iu dedikua babait të saj që njëherësh ishte pjesëtar i UÇK-së dhe që vd iq gjatë lu ftës.

E njëjta numëron edhe projekte të tjera të suksesshme si: “Ti nuk ekziston”, “I harruar”, “Iluzion”, “O beqar”, “Pa asnjë dyshim”, “Koha s’na falë”, etj. /Telegrafi/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com